Dimitrov: Për ne është e rëndësishme vendimi politik për fillimin e bisedimeve të jepet këtë javë

Maqedonia

Dimitrov: Për ne është e rëndësishme vendimi politik për fillimin e bisedimeve të jepet këtë javë

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 22:38
Nikolla Dimitrov

Shpresoj se do të gjendet kompromis mes anëtarëve të BE-së, për të cilën për ne do të thotë vendim i qartë për bisedime për anëtarësim, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Neve na duhet që liderët të rikthehen përsëri, domethënë duhet të ulen të enjten dhe të premten, të pranojnë rekomandimet e Komisioni Evropian dhe të vendosin që Maqedonia të fillojë bisedimet për anëtarësim. Si do të ndodhë kjo, dhe kur do të ndodhë, duhet të jetë lëndë për kompromis. Për ne është shumë e rëndësishme, që ai vendim politik të merret të këtë javë për të mos pasur nevojë që të jemi temë për këtë situatë në një Këshill Evropian tjetër” deklaroi Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat