Dy policë janë lënduar në fshatin Haraçinë kur kanë kërkuar të legjitimojnë dy persona të kërkuar.
Siç deklaroi MPB-ja incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 bë rrugën 1 në Haraçinë kur policët kanë ndaluar “Golf” me personat brenda O.M (33) dhe G.M (20), të cilët kërkohen për vuajtjen e dënimit me burg. Në momentin kur njëri nga policët është afruar drejt automjetit, vozitësi O.M ka nisë të shkojë pas dhe e ka lënduar policin duke e shkelur. Policia ka krisur plumba paralajmëruese në ajër, por vozitësi i automjetit nuk është ndalur por ka goditur me makinë policin tjetër dhe ka ikur.
Nga MPB-ja merren masa për gjetjen e O.M dhe G.M, kurse dy policëve u është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm “Naumi i Ohrit” dhe janë lëshuar në mjekim në shëpi.