Zaev pret numër të rritur të investimeve nga Austria

Maqedonia

Zaev pret numër të rritur të investimeve nga Austria

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 15:00
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot në Vjenë u bëri thirrje biznesmenëve austriakë që ta avancojnë bashkëpunimin ekonomik me Maqedoninë, i cili, siç vlerësoi, zhvillon klimë të mirë ekonomike, pret hapje të integrimeve euro-atlantike dhe u bë shtet atraktiv për investime.

Zaev, i cili e filloi vizitën zyrtare në Austri me takim në Odën Ekonomike Federale Austriake, theksoi se marrëveshja me Greqinë e mbyll çështjen bilaterale që qëndron në rrugën e integrimeve të Maqedonisë dhe se vendi po bën hapa seriozë reformues në pajtueshmëri të standardeve evropiane që garanton parashikim dhe stabilitet të biznes klimës në shtetin tonë, njoftoi pres-shërbimi i Qeverisë së Maqedonisë.

“E tejkaluam krizën politike, e stabilizuam shtetin duke ndërtuar një shoqëri për të gjithë, bëjmë reforma esenciale për qeverisjen e të drejtës dhe vendosje të shtetit juridik, sepse edhe morëm rekomandim të pastër nga BE-ja. Tani me të drejtë për përpjekjet dhe rezultatet tona presim edhe datë për fillim të negociatave me BE-në. Presim edhe ftesë për në NATO. Kjo për ne do të thotë stabilitet, siguri, investime të reja, vende të reja pune, zhvillim ekonomik”, ka porositur kryeministri Zaev, i cili është i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat për Çështje Ekonomike dhe Evropiane Koço Angjushev dhe Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Sipas kumtesës, Zaev ka shfaqur shpresë se do të rritet numri i investuesve austriakë në Maqedoni, ndërsa një përgjigje të tillë inkurajuese kthyese ka marrë edhe nga përfaqësuesit e Odës ekonomike austriake.

“Biznesmenët austriakë konstatuan se po hapen mundësi për zhvillim të bashkëpunimit ekonomik, pas ndryshimeve pozitive në Maqedoni. Biznesmenët austriakë e mbështetën dhe thirrjen e kryeministrit Zaev dhe zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Angjushev, që të ndihmojnë me përvojat austriake rreth edukimit me qëllim të krijimit të punonjësve të kualifikuar dhe konkurrentë”, thuhet në kumtesë.

Para biznesmenëve austriakë është prezantuar plani zhvillimor ekonomik qeveritar, me të cilin, siç ka shpjeguar zëvendëskryeministri Angjushev, Qeveria tregon mirëkuptim për afaristët, ndërsa me këtë edhe për kushtet në të cilët punojnë punonjësit.

“Së pari, është e rëndësishme qeverisja e të drejtës dhe në të po punojmë, investuesit të ndjehen të sigurt, e dyta, ndërtojmë shtet stabil përmes reformave dhe perspektivat euro-atlantike që i hapim dhe e treta, masat ekonomike që mbështeten në qasje transparente dhe inkurajuese ndaj çdo investuesi. Secili të ndjehet i mbështetur”, ka porositur Angjushev, i cili i ka shpjeguar volitshmëritë për investim në zonat e lira ekonomike dhe mbështetjen financiare nga shteti për kompanitë.

Në takim është konstatuar se ka kushte për vazhdim të trendit të rritjes së këmbimit tregtar midis Maqedonisë dhe Austrisë.

Sipas paralajmërimit, pas takimit në Odën Ekonomike të Austrisë, kryeministri Zaev ka tet-a-tet takim me kancelarin austriak Sebastian Kurc, me ç’rast do të pasojë drekë pune të delegacioneve qeveritare të së dy shteteve dhe konferencë e përbashkët shtypi e kryeministrit Zaev dhe kancelarit Kurc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat