Grubi: BDI-ja do të dorëzojë kërkesën për impiçment ndaj Ivanovit

Maqedonia

Grubi: BDI-ja do të dorëzojë kërkesën për impiçment ndaj Ivanovit

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 16:58
Artan Grubi

Për partinë shqiptare në pushtet BDI vendimi i presidentit Gjorge Ivanov për mos nënshkrimin e dekretit të marrëveshjes për Çështjen e Emrit, ishte i pritur si dhe ata si parti politike nuk do ta lejojnë uzurpatorin e shtetit ta suspendoj punën e Kuvendit të Maqedonisë.

Gjithashtu BDI po përgatitë interpelancë për shkarkimin e Ivanovit, deklaroi sot deputeti Artan Grubi.

“Ne si BDI qysh gjatë bllokimit të Ligjit për gjuhën shqipe, kemi shkruar tekstin për interpelancë(impiçment) të z. Ivanovit, dhe teksti është gati dhe presim momentin e duhur për ta dorëzuar në procedurë të Kuvendit, që të fillojë procedura për shkarkimin nga detyra të z.Ivanov”.
Grubi shtoi se kjo nismë për tu jetësuar është pak e vështirë për shkak të mungesës së dy të tretave në Kuvend, gjegjësisht 81 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat