Vuçiq: Nuk përzihemi në kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë

Maqedonia

Vuçiq: Nuk përzihemi në kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 14:16
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i serb Aleksandar Vuçiq, sot ka deklaruar se Serbia mbështet marrëveshjen për emrin mes Shkupit dhe Athinës. Vuçiq gjithashtu ka thënë se ata do të respektojnë vendimet e presidentit Gjorge Ivanov dhe kryeministrit Zoran Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas trajnimit të policisë në Kraljevo, për qëndrimin e Serbisë në lidhje me marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, Vuçiq tha se kjo është çështje e brendshme, në të cilën ata nuk përzihen.

“Ne nuk përzihemi në marrëdhëniet e brendshme dhe duam që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë të qetë”, tha Vuçiq.

Mediat serbe duke përcjellur këtë deklaratë të Vuçiqit, kanë shkruar se dy kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras kanë nënshkruar marrëveshjen, ndërsa presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka dalur kundër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat