Sela për hapjen e negociatave: Po gënjen qeveria LSDM-BDI

Maqedonia

Sela për hapjen e negociatave: Po gënjen qeveria LSDM-BDI

Nga: A.M. Më: 27 qershor 2018 Në ora: 19:18
Ziadin Sela

Lideri i opozitës shqiptare, Ziadin Sela ka reaguar pas deklaratave të  qeverisë rreth hapjes të negociatave për Maqedoninë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se  nuk ka patur vendim për hapje të negociatave siç po gënjen qeveria LSDM-BDI dhe se janë nënvizuar shumë vërejtje serioze për shkak të mungesës së reformave të mirëfillta nga Qeveria.

Postimi i plotë:              

Të nderuar qytetarë,

Të nderuara media dhe gazetarë,

Në Konkluzat e Këshillit të BE-së për Maqedoninë të miratuara dje, shtetet anëtare vendosën që të shtyjnë vendimin e tyre për hapje të negociatave me shtetin tonë deri në qershorin e ardhshëm.

Pra, nuk ka patur vendim për hapje të negociatave siç po gënjen qeveria LSDM-BDI. Përpos progresit rreth marrëveshjes për zgjedhjen e emrit të Maqedonisë me Greqinë, u nënvizuan shumë vërejtje serioze për shkak të mungesës së reformave të mirëfillta nga Qeveria e LSDM- BDI, sidomos në fushën drejtesisë, funksionimin e shtetit ligjor, luftën ndaj krimit dhe korrupcionit si dhe mos zbatimin e reformarve në administratën publike. Këto ishin vërejtjet serioze të cilat kanë pamundësuar dhëniën e një datë për hapjen e negociatave në këtë fazë. Këshilli i BE-së do të vendos vetëm pas një viti, në bazë të raportit t? ardhshëm të progresit dhe përmbushjes së një sëre kushtesh:

• Reformat gjyqësore dhe hetimet proaktive, ndjekjet penale dhe dënimet përfundimtare në rastet e korupsionit në nivel të lartë dhe të krimit të organizuar

• Reforma e shërbimeve të intelegjencës dhe të sigurisë

• Reformat e administratës publike

I përkujtojmë qytetarët e Maqedonisë, se LSDM dhe BDI po gënjejnë opinionin me një eufori artificiale rreth vendimit të BE-së. Po e përsëris: nuk ka vendim për hapje të negociatave dhe nuk ka as garancion nga BE de ato do të hapen vitin e ardhshëm. Maqedonia e humbi shancin që hapja e negociatave për anëtarësim të filloj këtë vit dhe nuk e ka të sigurt hapjen e tyre vitin tjetër pa i përmbushur kushtet e BE-së. Vlerësojmë se kjo Qeveri, që trashëgon një element destruktiv dhe korruptiv të regjimit të kaluar dhe që ai është BDI e ka të vështirë ta reformojë sistemin e drtejtësisë, si dhe ta luftojë korrupcionin, krimin e organizuar, dhe ta reformojë sistemin e drejtësisë sepse në rradhët e saja ka zyrtar politik, partner koalicioni dhe lider partiak që kanë problem me drejtëisë ndaj të cilëve ende nuk po merren masat e duhura për ti dënuar për veprat që akuzohen me dënimet e merituara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat