Pauzë e seancës gjyqësore për rastin “Arka” që Gjykata të dorëzojë vendimin nga Gjykata Supreme e Athinës deri te Prokuroria

Maqedonia

Pauzë e seancës gjyqësore për rastin “Arka” që Gjykata të dorëzojë vendimin nga Gjykata Supreme e Athinës deri te Prokuroria

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 14:29
Avokati i Goran Grujevskit,

Avokati i Goran Grujevskit, Petar Vasilev në seancën e sotme për rastin “Arka” deri te Gjykata ka parashtruar vendim të Gjykatës Supreme në Athinë në lidhje me kërkesën për ekstradim të Grujevskit, të pranuar nga ekipi i avokatëve nga Greqia.

“Vendimi thotë se refuzohet kërkesa për ekstradimin e Goran Grujevski dhe ankesën e tij e pranon edhe si formale ashtu edhe faktike dhe e liron nga paraburgimi, nëse nuk ndiqen penalisht për vepër tjetër. Ai është liruar më 18 maj në orët e pasdites dhe prej atëherë deri tani gjendet në Greqi me status për azilkërkues. Joformalisht në lidhje me kërkesën për azil e di se ka pasur një intervistë dhe se është caktuar intervista e dytë. Nuk jam konkretisht i njoftuar me procedurën dhe nuk mund të jap informata konkrete”, tha Vasilev para Gjykatës.

Gjykatësja Xheneta Bektoviq dha pauzë deri në orën 11 që vendimi të dorëzohet në Prokurori.

Në seancën e sotme të pranishëm janë ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov dhe ndihmësi i mëparshëm i ministrit në MPB Neboshja Stajkoviç, të cilët janë pjesë e të pandehurve në këtë rast.

Ata ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerë prej 862.045 euro për blerjen e pajisjeve elektronike të përgjimeve për nevojat e Drejtorisë së pestë të DBK-së dhe trajnime për përdorimin e tyre nga një firmë nga Britania e Madhe.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat