Thaçi: Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës e rëndësishme për rajonin

Maqedonia

Thaçi: Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës e rëndësishme për rajonin

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 17:50
Hashim Thaçi

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në takimin e sotëm me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e udhëhequr nga Kryetari Paolo Alli, vlerësoi si të rëndësishme për rajonin zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Siç thuhet nga kabineti i Kryetarit të Republikës së Kosovës, Thaçi ka përshëndetur rikthimin e vëmendjes të Bashkimit Evropian në rajon, me strategjinë e Samitit në Sofje, dhe si përfitim ka ardhur marrëveshja e arritur midis Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat