Mickoski: Anëtarësimi në NATO nuk është shkop magjik, nuk do të sjell rroga më të larta

Maqedonia

Mickoski: Anëtarësimi në NATO nuk është shkop magjik, nuk do të sjell rroga më të larta

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 20:38
Hrisitjan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hirsitijan Mickoski, në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” publikoi se Maqedonia i ka plotësuar kriteret për anëtarësim në NATO që nga viti 2008, kurse kontesti me Greqinë, që edhe OBRM-PDUKM-ja dëshiron ta zgjidhë, zgjidhet me çmimin që vetëm Maqedonia po e paguan.

“Maqedonia kriteret për në NATO i ka plotësuar që nga Samiti i Bukureshtit në vitin 2008. E konstatuar dhe shumë herë e përsëuritur.

Ajo çka paraqet problem real është kontesti bilateral për çështjen e emrit me Greqinë. Edhe këtë kontest ne duam ta zgjedhim, dhe këtu nuk kemi pasur dallime me asnjërin nga subjektet politike serioze. Ajo që dallohemi është mënyra se si zgjidhet çështja e emrit dhe çmimin që po e paguan Maqedonia për të!

Zoran Zaevi me këtë marrëveshje po bën dëm të pakthyeshëm për shtetin, duke sulmuar dinjitetin dhe identitetin e maqedonasve.

Dua t’i kushtoj vëmendje një mashtrimit që Qeveria e ushqen, se për gjithë këtë do të ketë jetë më të mirë.

Jeta më e mirë është punë dhe vetëm punë, përpjekje, program dhe konsistencë që qeveria nuk e ka treguar deri tani. Por edhe nuk do ta tregoj sepse për gjatë nji viti qeverisje tregoi se nuk dijnë të punojnë dhe ta bëjnë jetën më të mirë.

Nuk mundet të prisni standarde evripiane, kurse firmat e Qeverisë janë ato firma që fitojnë tendera shtetërore, nuk mund të pritet të fitoni datë për fillim të bisedimeve me BE-në, kurse shteti është shpallur si shteti më i korruptuar në Evropë. Anëtarësimi në këto organizata është punë, përkatësisht vlerësohet puna e bërë, dhe jo ajo çka është shiur dhe dhuruar.

Anëtarësimi në NATO nuk është shkop magjik që do ta ngrit pagën e cila është larg nga 500 euroja e premtuar. Anëtarësimi në NATO nuk do ta ngrit ekonominë nga rritja e deritashme prej 0.1%, as do ta zgjidhë problemin me korrupsionin dhe kriminalitetin që vjen nga Qeveria.

E gjithë kjo mund të përmirësohet me punë dhe përkushtim.

Dhe në periudhën qe vin do të shohim debate të ndryshme në tema të ndryshme përveç atyre që janë kryesore për qytetarët, lufta për ideja ekonomike dhe mendime, zgjidhja e problemeve reale.

E shohim se si Talat Xhaferi me lehtësi thotë se ka shpallur marrëveshjen me Greqinë, dhe marrëveshja për dygjuhësi pa nënshkrimin e Kryetarit, që shfaq vepër penale, që nuk vjetrohet, dhe to të vijë ditë nëse ndodh ky hap, përgjegjësia për këtë dhe për shumë punë do të vijë. Shteti ynë ka përjetuar shumë gënjeshtra dhe pritje dëshpëruese, do t’i kalojmë edhe këto “Zaevizma” por problemi është se përderisa ne po fundosemi, i gjithë rajoni shkon përpara, dhe po humbasim kohë të çmuar.

Jeta më e mirë matet përmes jetës kualitative, kurse jeta kualitative secilën orë është më i keq dhe më i ulët. Për këtë shkak duhet ndryshime”, thuhet në shkrimin e Kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hrisitjan Mickoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat