Shekerinska: Nuk duhet ta humbim këtë mundësi historike

Maqedonia

Shekerinska: Nuk duhet ta humbim këtë mundësi historike

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 06:33
Radmilla Shekerinska

Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në selinë e re të Aleancës në Bruksel, Vladimir Mirçeski udhëheqësi i emisionin “360 gradë” bëri një intervistë me zv. kryeministren dhe ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Ajo tha se mesazhi i dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg është një rast i mirë për ne që të korrigjojmë padrejtësinë e vitit 2008 në Bukuresht dhe se tani në korrik do të marrim ftesë për në NATO.

“Mesazhi i madh i dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg është se në korrik këtë samit në Bruksel mund të presim që të korrigjojmë padrejtësinë e vitit 2008-të. Ajo që ne nuk arritëm në vitin 2008-të në Bukuresht, ftesën për në NATO, do të marrim në korrik në Bruksel. Natyrisht, procesi i anëtarësimit në NATO, si në vendet e tjera, zgjat për një periudhë të caktuar kohore. Ajo që ka thënë Sekretari i Përgjithshëm është se pret negociata shumë të shpejta që do të zgjasin disa muaj. Kjo do të thotë se në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2019-të, Maqedonia do të fillojë të marrë pjesë në të gjitha takimet e NATO-s pothuajse si anëtare e plotë. Ndërsa anëtarësimi do të bëhet kur ratifikimi i plotë i marrëveshjeve do të përfundojë në 29 shtetet anëtare. Por mesazhi i rëndësishëm është se këtë vit në korrik, Maqedonia do të marrë një ftesë, ne presim që ne do të punojmë vitin e ardhshëm për të finalizuar procesin dhe të bëhemi anëtare të plotë”, tha Shekerinska.

Shekerinska gjithashtu kërkoi mbështetje edhe nga opozita por edhe nga qytetarët duke theksuar se “vendi ynë nuk mund ta lëshoj këtë mundësi historike”.

“Apeloj tek opozita si dhe tek qytetarët e Maqedonisë, se vendi jonë nuk duhet të lejon që të lëshon këtë mundësi historike. Kemi parë se sa shtrenjtë e kemi paguar rastin e lëshuar në vitin 2008. Viti 2018 shënon një shekull pas vetos së vitit 2008 në Bukuresht. Për 10 vite Maqedonia humbi ritmin pothuajse nga të gjitha vendet e rajonit, si në aspektin e NATO-së dhe BE-së. Kjo është një përgjegjësi historike dhe nuk duhet që të lejojmë të ndodhë përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat