Rritet numri i përdoruesve të drogave sintetike në Maqedoni

Maqedonia

Rritet numri i përdoruesve të drogave sintetike në Maqedoni

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 20:28
Ilustrim

Numri i përdoruesve që përdorin drogë sintetike është në rritje. Hulumtimi i klubit Rinor nga Shtipi tregon se të rinjtë përdorin më së shumti të ashtuquajturat droga të klubit, ekstaza dhe amfetamina po e zëvendëson heroinën.

Edhe anketa e studentëve nga Fakulteti Juridik në Shtip tregon një rritje alarmante të përdoruesve të të ashtuquajturave droga të rënda, ndërsa shqetëson përqindja që po rritet në mesin e studentëve, gjegjësisht tek të rinjve deri në 21 vjet.

40% e 400 të anketuarve thanë se barnat narkotike janë të lehta për t’u gjendur dhe shpesh merren në kombinim me alkoolin dhe barnave për qetësues. Stojanovski vëren se përgjigjet janë shqetësuese dhe autoritetet duhet të ndërmarrin hapa të caktuara. Sa për pjesën e risocializimit, sipas sektorit civil, Maqedonia qëndron mirë në këtë pjesë për momentin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat