Seancë për pyetje të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Seancë për pyetje të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 08:40
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë sot do të mbajë seancë, në të cilën deputetët do t’u parashtrojnë pyetje ministrave dhe kryeministrit.

Kjo seancë zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit të muajit, por për shkak të udhëtimit të kryeministrit Zoran Zaev është shtyrë për sot. Sipas praktikës pyetjet e para i parashtrojnë deputetët e opozitës.

Ndërsa kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot duhet të mbajë takimin e rregullt me koordinatorët e grupeve të deputetëve, pas së cilit do të njoftojë nëse më 5 ose 6 korrik do të mbahet seanca për rivotimin e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë.

Këtë javë pritet të vendoset edhe për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ndërsa në opinion kanë dalur disa emra të cilën mund të jenë anëtarët e rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat