Procesi i “skriningut” për Maqedoninë do të fokusohet në kapitujt e drejtësisë dhe gjyqësisë

Maqedonia

Procesi i “skriningut” për Maqedoninë do të fokusohet në kapitujt e drejtësisë dhe gjyqësisë

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 18:41
Bruksel

Maqedonia dhe Bashkimi evropian do t’i përputhin kalendarët për fillimin e “skriningut” për legjislacionin, që është hap i parë para fillimin të bisedimeve me BE-në për anëtarësim.

Më pastaj pritet që më 17 korrik, Komisionari Evropian për zgjerim, Johannes Hahn të udhëtojë në Shkup ku bashkë me Kryeministrin Zoran Zaevi do të lajmërojnë nisjen e procesit.

Procesi i “skriningut” është skenim i legjislacionit të vendit kandidat dhe vlerësim të nivelit të gatishmërisë dhe vlerësimit me legjislacionin evropian, e njohur si “asquis communautaire” në zhargonin evropian.

“Skriningu” është punë teknike dhe përbëhet nga takimet mes dy palëve ku delegacioni i BE-së prezanton asquis-in e BE-së për secilin nga 35 kapitujt, përderisa Maqedonia prezanton nivelin e pajtueshmërisë të legjislacionit vendor, zhvillimit dhe ajo se çka pritet të bëhet.

“Komisioni Evropian do të vazhdojë të përkrahë IRJM-në në përpjekjet e saja në reforma dhe gatishmërisë të fillimit të bisedimeve në qershor të vitit 2019, në këtë kontekst fillojmë me punën përgatitore. Ajo vendos shqyrtimin analitik të asquis-it (“skriningut”) si dhe përgatitjen e bisedimeve”, deklaroi Maja Kocijancic.

Procesi i “skriningut” zgjat më shumë se një vit dhe është bazë informacionin e anëtarëve të BE-së që do t’i sjellin vendimet rreth Maqedonisë për bisedimet, thonë nga KE-ja. Secili kapituj ka të bëjë me ndonjë politikë evropiane, nga mjedisi jetësor deri te pronësia intelektuale, bujqësi ose transport.

Në këtë proces, Komisioni Evropian planifikon të fokusohet para se gjithash në kapitullin 23 dhe 24, gjegjësisht drejtësia dhe gjyqësia.

Nga pala e Maqedonisë vlerësohet se procesi i vlerësimit janë të një rëndësie të madhe, posaçërisht për këto dy kapituj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat