Qeveria e Maqedonisë miratoi dokument kyç për zhvillimin e ARM-së

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë miratoi dokument kyç për zhvillimin e ARM-së

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 18:09
Ilustrim

Shqyrtimi strategjik i mbrojtjes, dokumenti kryesor për zhvillimin e mbrojtjes dhe të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë u miratua sot nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

“Maqedonia vazhdimisht po punon për reformat dhe përmbushjen e të gjitha kushteve për anëtarësim në NATO. Pas vetëm një viti, arritëm të përgatisim një dokument kyç që përcakton mbrojtjen dhe zhvillimin e saj. Shqyrtimi Strategjik i Mbrojtjes është praktikisht e tërë agjenda e reformave të mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, ndërsa përgatitja e tij është një hap shumë i rëndësishëm për të garantuar sigurinë tonë, por edhe për anëtarësimin tonë në NATO”, tha ministrja e mbrojtjes Sheqerinska në një konferencë për shtyp pas miratimit të dokumentit.

Maqedonia nuk e priti ftesën e NATO-s për të filluar reformat e nevojshme, tha Sheqerinska, duke shtuar se 12 muajt e fundit po punoheshe shumë. Ajo vuri në dukje se buxheti i mbrojtjes është rritur dhe do të vazhdojë të rritet çdo vit, deri në 2 për qind nga produkti i brendshëm bruto, që pagat e të gjithë anëtarëve të Ushtrisë që nga fillimi i vitit janë rritur, duke përmirësuar standardin e tyre.

Lidhur me politikat e zhvillimit që janë planifikuar me Shqyrtimin Strategjik të Mbrojtjes, ministrja Sheqerinska tha se një nga qëllimet kryesore të këtij dokumenti është krijimi i një ushtrie moderne dhe fleksibile që do të garantonte stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat