Shtyhet sërish gjykimi për vdekjen e Tamarës, seanca e radhës më 17 shtator

Maqedonia

Shtyhet sërish gjykimi për vdekjen e Tamarës, seanca e radhës më 17 shtator

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 12:05
Ilustrim

Gjykimi në lidhje me vdekjen e Tamara Dimovska nga Velesi, është shtyrë për më 17 shtator për dy nga gjithsej 12 të akuzuar, të cilët duhet të përgatitin mbrojtjen dhe të lexojnë të dhënat.

Gjykatësi Marin Stanevski të akuzuarve Maja Parnarxhieva-Zmejkova dhe Shaban Memeti në seancën e sotme ju dorëzoi aktakuzën, në mënyrë që ata të përgatitin mbrojtjen.

Në seancën e sotme nuk mori pjesë i akuzuari Aleksandar Stojanoviq, për të cilin gjykata nuk ka provë për ftesë të rregullt për pjesëmarrje në seancë.

Avokatët e disa të akuzuarve thanë se me aktin prokuror nuk u janë dorëzuar edhe dëshmitë materiale, të cilat janë thuajse 10 mijë faqe.

Përndryshe, Tamara Dimovska ndërroi jetë në vitin 2015 duke pritur që të operohet jashtë shtetit, ndërsa opinioni reagoi ashpër duke fajësuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe të punësuarit në institucionet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat