Zbulohen 15 deponi të reja në rrethinën e Strugës

Maqedonia

Zbulohen 15 deponi të reja në rrethinën e Strugës

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 10:32
Ilustrim

Në kuadër të festivalit “Alarm për periudhën 2018” i cili nën organizim të organizatës qytetare “Bivium” u mbajt javën e kaluar në Livadishta, janë zbuluar mbi 15 deponi të egra në një hapësirë të afërt.

Një pjesë e madhe e deponive ndodhen në rrugën që lidh fshatin Radozhda dhe lagjen Elen Kamen, ndërsa thuhet se personat përgjegjës nga Komuna e Strugës do të largojnë deponitë në disa aksione ekologjike.

Lëvizja “Let’s do it!” ka publikuar një hartë të vendeve ku ndodhen deponitë, në kuadër të një aksioni global që mbështetet edhe nga shoqata “GoGreen” nga Shkupi.

Këto shoqata thonë se edhe qytetarët mund të kyçen në aksionin për zbulimin e deponive të egra, duke përdorur aplikacionet telefonike që janë krijuar për këtë qëllim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat