Paditet 40-vjeçari, dyshohet për kryerjen e vrasjes në Studeniçan

Maqedonia

Paditet 40-vjeçari, dyshohet për kryerjen e vrasjes në Studeniçan

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër K.A (40) për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës “varsje”.

Sipas policisë, i padituri veprën e ka kryer më 18 qershor rreth orës 20:45 në rrugën “2” në fshatin Studeniçan të Shkupit.

“Ai me përdorimin e armës së zjarrit të markës “TT”, kalibrit 7.62 ka gjuajtur disa herë në drejtim të personit E.SH (28) nga fshati Mralino të Shkupit dhe më pas me makinën e tij e ka lëshuar vendin e ngjarjes”, thonë nga policia.

E.SH për shkak të plagëve të marra menjëherë është dërguar në Klinikën “Nëna Terezë”, ndërsa ditën e nesërme (19 qershor) ndërroi jetë.

Sipas informacioneve të dokumentuara, veprës penale i ka paraprijë zënka fizike që disa ditë më parë kishte ndodhur mes të paditurit K.A dhe të vdekurit E.SH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat