Arrestohen katër persona, dyshohen për vjedhjen e një marketi në Tetovë

Maqedonia

Arrestohen katër persona, dyshohen për vjedhjen e një marketi në Tetovë

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 16:10
Ilustrim

Përfaqësuesit e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë dje dhe sot kanë arrestuar katër persona, të cilët janë të dyshuar për vjedhje në marketin që gjendet në rrugën “Kiro Ristevski-Drnc” në Tetovë.

Personat e dyshuar sipas policisë vjedhjen e kanë kryer më 17 qershor, kur me thikë kanë kërcënuar tre të punësuarit dhe kanë marrë 175 mijë denarë.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifosvski, tha se janë arrestuar B.Z (20), R.S (19), A.B (20) si dhe një i mitur 17-vjeçar, të gjithë nga Tetova.

Ai shtoi se ndaj katër të arrestuarve nga ana e policisë do të merren masat adekuate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat