Më pak gjykata, por më efikase

Maqedonia

Më pak gjykata, por më efikase

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 22:49
Ilustrim

Me ndryshimet e Ligjit për gjykata (prill 2018), nuk u arrit qëllimi i vërtet i reformimit të sistemi gjyqësor në Maqedoni, i cili do t’ju krijojë qytetarëve mundësi që të kenë gjykime të drejta dhe transparente para gjykatave të pavarura. Gjykatësja, Antoaneta Dimovska, duke i vlerësuar ndryshimet e fundi të Ligjit për gjykatë, në një analizë juridike, thotë se reformat qenësore në gjyqësor tek duhet të fillojnë, shkruan gazeta KOHA.
Pavarësia dhe paanshmëria e gjykatave, siç thekson gjykatësja Dimovska, në masë të madhe varen nga integriteti i gjykatëseve, megjithatë mënyrë e organizimit të sistemit gjyqësor dhe mënyrë e funksionimit të tij paraqesin faktor të rëndësishëm në rrugën reformimit të gjyqësorit.
“Për të funksionuar siç duhet sistemi gjyqësor doemos është ndryshimi i nenit 28 të Ligjit për gjykata, i cili me plotësimin e fundit nuk iu nënshtrua ndryshimeve. Për momentin në gjykata tona ekziston një pabarazi e madhe sa i përket numrin të lëndëve që duhet proceduar. Duke e pasur parasysh se territori i Maqedonisë relativisht është i vogël, nuk rrezikohet e drejta e qytetarëve për qasje të drejtpërdrejtë deri te drejtësia. Ekzistimi i një numri të madh të gjykatave në vetë ngërthen implikimi negative financiare ndaj buxhetit të gjyqësorit. Kështu që numri më i vogël i gjykatave nënkupton edhe përcjellje më e thjeshte dhe harmonizim të praktikës gjyqësore”, thotë, gjykatësja Dimovska.
Qëndrimin e shumë ekspertëve se sistemi gjyqësor në vend duhet të ketë gjykata të posaçme tregtare e ndan edhe gjykatësja Antoaneta Dimovska. Ajo vlerëson se zgjidhja e shpejtë e kontesteve tregtare dhe barazimit të praktikës gjyqësor në këtë sferë mundet të arrihet vetëm përmes formimit të gjykatave tregtare.

Ndonëse në Gjykatën Civile të Shkupit, ku edhe punon gjykatësja Dimovska, dhe gjykatat tjera ekzistojnë sektor për çështje tregtare, megjithatë ajo është e mendimit se duhet të bëhet analizë e vendimeve që i miratojnë këto gjykatës dhe gjykatësit tjerë që procedojnë lëndë të llojeve të ndryshme. Analiza e saj e publikuar nga Instituti për politike evropiane dhe disa shoqata tjera jo qeveritare që nga afër e monitorojnë procesin e reformave në drejtësi, përmban vërejtje dhe rekomandime për ndryshimin e një varg nenesh të Ligjit për gjykata.

“Neni 42 i Ligji për gjykatë është problematike nga disa aspekte. Mbase reformat në sistemi gjyqësor te ne më shpesh bëhen për shkak të mënyrës së zgjedhjes dhe emërimit të gjykatave dhe mungesës së respektit të çfarëdo lloj kritereve përmes të cilëve do të zgjidheshin kandidatët më të mirë, vlerësoj se gjatë ndryshimit të ligji në fjalë duhet ti kushtohet rëndësi rregullimit të neneve që e sqarojnë procedurën e avancimit të gjykatësve në gjykatat më të larta. Në këtë drejtim duhet të bëhet analizë e detajuar e mënyrës se si gjykatësit në vend janë avancuar gjatë 10 viteve të fundit, të shqyrtohet kualiteti i tyre në të gjitha instancat. Po ashtu duhet detajisht të kontrollohet kualiteti i gjykatësve në gjykatat themelore dhe në këtë mënyrë do të gjendet formula e duhur e zgjedhjes së gjykatësve nga gjykata themelore tek ato të Apelit dhe deri te Gjykata Supreme e Maqedonisë”, shprehet gjykatësja, Dimovska.
Paknaqësinë e tyre për plotësimin e Ligjit për gjykata, kohë më parë e shprehi edhe Shoqata e gjykatësve të Maqedonisë. Këshilli drejtues i kësaj shoqate, duke e përshëndetur përkushtimin e Qeverisë për reformat e nisura në gjyqësor, tha se ndryshimet e miratuar në Kuvend për Ligjin për gjykata, nuk janë në korrelacion me strategjinë për reforma të cilën e miratoi vetë kjo Qeveri. Nga atje i bënë thirrje deputetëve që në plan të parë gjatë miratimit të këtyre ndryshimeve ti kenë parasysh interesat e gjykatësve, respektivisht krijimit të vendimeve stabile përmes të cilëve do të garantohet pavarësia gjyqësor e cila është bazë për sigurimin e drejtësisë efikase dhe kualitative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat