Sot fillon Samiti i NATO-s, Maqedonia pret ftesën për anëtarësim - Bota Sot
Sot fillon Samiti i NATO-s, Maqedonia pret ftesën për anëtarësim

Maqedonia

E hënë, 19 nëntor 2018

Sot fillon Samiti i NATO-s, Maqedonia pret ftesën për anëtarësim

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 09:45
Ilustrim

Maqedonia në Samitin e NATO-s që do të mbahet sot dhe nesër në Bruksel, pret ftesën për anëtarësim në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë, me çka do të hapet rruga e saj që të bëhet anëtarja e 30-të.

Në samit do të marrë pjesë një delegacion qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, i cili në Bruksel do të arrijë nga Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor që u mbajt në Londër, prej ku deklaroi se pret ftesën për në NATO.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se pas marrëveshjes me Greqinë Maqedonia do të ftohet t’i fillojë negociatat për anëtarësim në NATO.

“Pres që pas marrëveshjes historike të arritur muajin e kaluar për çështjen e emrit, ta ftojmë Shkupin t’i fillojë negociatat për anëtarësim. Kur marrëveshja të finalizohet dhe zbatohet, do të mund ta ftojmë IRJM-në të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s me emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut””, tha Stoltenberg.

Ndërkohë burime diplomatike në NATO kanë deklaruar se nuk priten bllokada për dhënien e ftesës për Maqedoninë në samit.

Madje nga NATO thonë se nuk shohin arsye se si do të mund Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s, nëse dështon referendumi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test