Kerim: Me ndryshimin e emrit të Maqedonisë nuk ndryshohet identiteti maqedonas

Maqedonia

Kerim: Me ndryshimin e emrit të Maqedonisë nuk ndryshohet identiteti maqedonas

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 11:51
Ish-ministri dhe ambasadori, Srgjan Kerim

Ish-ministri dhe ambasadori, Srgjan Kerim, tha se identiteti nuk mund të jetë i rrezikjuar me ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë Veriore. Veriore sipas tij është vetëm përcaktim gjeografik.

Sipas Kerim zgjidhja më e mirë do të ishte pa “erga omnes”, por pranimi i këtijë kushti është vetmja mënyrë për të arritur marrëveshje, duke marr parasysh fuqitë e vndeve.

“Në emrin kanë nge Republika dhe Maqedonia. Tani jemi Republika e Maqedonisë Veriore, veriore është përcaktim gjeografik. Dhe është fakt se vendi ynë në pjesën veriore të Maqedonisë. Pse kjo është e rëndësishme për grekët? Sepse pjesa më e madhe e Maqedonisë është në Greqi, edhe pjesa qendrore edhe jugore. Kjo është ai dallim çka kërkohej. Është fakt se shteti quhet Maqedoni. Veriu është një nga katër anët e botës, ndërsa Maqedonia është emër i shtetit. Kjo është kyçe dhe kjo është poenta. Ky shtet ka qenë dhe do të jetë Maqedoni”, tha Kerim në intevistën për emisionin “Vetëm e Vërteta”.

Në lidhje me identitetin Kerim tha se “Do të duhet që dikush të më spjegojë psiqikisht dhe politikisht nëse dikush ndjehet maqedonas, ndërsa tani si do të ndjehet si maqedonas verior, kjo është qesharake. Ekziston Irlanda Veriore në Britaninë e Madhe dhe ato deklarohen si Irlandez”.

Sipas tij ekzistojnë disa përpjekje që kryeministrin Zoran Zaev ta tregojnë si tradhtar, por se kjo ska të bëj me objektivitet dhe as me realitetin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat