Te punësuarit në “Eurokompozit” pajtohen me falimentim të fabrikës - Bota Sot
Te punësuarit në “Eurokompozit” pajtohen me falimentim të fabrikës

Maqedonia

E hënë, 19 nëntor 2018

Te punësuarit në “Eurokompozit” pajtohen me falimentim të fabrikës

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 22:13
Ilustrim

Të punësuarit në “Eurokompozit” pajtohen me ofertën e kompanisë që të falimentojë dhe konsiderojnë se kjo është e vetmja zgjidhje siç ishte në rastin e “Feni”.

“Këtë ofertë kishim ne në bisedimet me Kryeministrin Zoran Zaev dhe me zv.Kryeministrin Koço Angjshev, dhe konsiderojmë se kjo është e vetmja zgjidhje”, deklaroi sot Kryetari i Sindikatës të “Eurokompozit”, Robert Bogdanovski, pas informatës se zv.Kryeministri i Qeverisë, Angjushev, falimentimin e propozon si zgjidhje e mundshme për fabrikën, në vend të procesit të zgjatur të privatizimit.

“Domethënë, së pari të gjendet blerës të fabrikës, dhe më pastaj të lëshohet në falimentim, blerësi ta merr kompaninë me obligimet ndaj të punësuarve, të paguhen kreditorët dhe harxhimet tjera”, thotë Bogdanovski.

Të punësuarit presin deri të premten të marrin 30.000 denarët si dhe dy rroga që janë miratuar nga Qeveria si huazim nga ELEM-i dhe MEPSO-ja.

Borxhet e Fabrikës janë rreth 5 milionë euro dhe janë 18 rroga dhe kontribute të papaguara që nga viti 2012. Nga e hëna fillon procesi i pinës në “Eurokompozit”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test