Bullgaria përshëndet ftesën e NATO-s për Maqedoninë

Maqedonia

Bullgaria përshëndet ftesën e NATO-s për Maqedoninë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë përmes një njoftimi përshëndet vendimin e Samitit të NATO-s për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë për anëtarësim në Aleancë.

“Përshëndesim përkushtimin e Qeverisë së Shkupit që të vazhdojë me reformat dhe forcimin e marrëdhënieve fqinjësore”, thuhet në njoftim.

Ata shtojnë se do të vazhdojnë të japin mbështetje për marrëveshjen për fqinjësi të mirë që u nënshkrua në vitin 2017, duke shtuar se “përparimin e arritur e shohin si sukses i politikës së tyre aktive për të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të gjithë rajonit”.

Nga MJP e Bullgarisë në fund shtojnë se ftesa për Maqedoninë është konfirmim i qartë se politika e “dyerve të hapura” e Aleancës do të mbetet aktuale dhe do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin në hapësirën euroatlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat