Maqedonia edhe zyrtarisht e ftuar në NATO, fokusi tani tek referendumi

Maqedonia

Maqedonia edhe zyrtarisht e ftuar në NATO, fokusi tani tek referendumi

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 10:31
Maqedonia edhe zyrtarisht e mori ftesën për fillimin e negociatave për inkuadrim në Aleancën Veriatlantike

Maqedonia edhe zyrtarisht e mori ftesën për fillimin e negociatave për inkuadrim në Aleancën Veriatlantike, me ç'ka hapet rruga të bëhet anëtarja e 30 e vendit kandidat, ndërsa parashikimet janë se ekziston mundësia zyrtarisht të jemi pjesë e Aleancës nga mesi i vitit të ardhshëm.

Ndërkohë duhet të përmbushen obligimet nga Marrëveshja mes Greqisë, Për Maqedoninë - referendum i zbatuar me sukses dhe ndryshimet kushtuese, si dhe të përfundojnë procedurat për harmonizim me NATO-n dhe procesin e nënshkrimit të protokollit për pranimin e Maqedonisë nga të gjitha vendet anëtare. 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg zyrtarisht kryeministrit Zoran Zaev ia dorëzoi ftesën për fillim të negociatave me Aleancën, pas vendimit të aleatëve veri-atlantikë në Bruksel.

Image

"Ky është depërtim kyç i cili e hapi rrugën për anëtarësim të plotfuqishëm, negociatat e hollësishme për inkuadrim tani do të fillojnë. Pasi të gjithë procedurat e huaja kombëtare do të përfundojnë dhe pasi të ratifikohet nga vendet-anëtare do të bëheni anëtarja e 30-të e NATO-s me vend të barabartë në tryezë, zë të barabartë në diskutime dhe të drejtë të barabartë votimi në aleancën më të suksesshme ushtarake", tha sekretari i përgjithshëm pas nënshkrimit.

Kryeministri Zaev e shprehu falënderimin e tij deri te sekretari i përgjithshëm, por edhe deri te kryeministrat e  shteteve fqinje Greqisë dhe Bullgarisë, për arritjen e marrëveshjeve për fqinjësi të mirë.

"Ky është vendim historik për vendin dhe për qytetarët, mirënjohje për punën tonë të përkushtuar dydekadëshe, dhe për të gjithë politikanët e Maqedonisë nga pavarësia e deri më sot", tha Zaev.

Të jeni të bindur, shtoi, se anëtarësimi ynë do ta konsolidojë demokracinë në rajon dhe do të shërbejë si shembull pozitiv në Ballkanin Perëndimor.

"Si vend i 30-të i ardhshëm i Aleancës jemi të përgatitur të japim shembull pozitiv dhe të kontribuojmë për formësim të Ballkanit Perëndimor në rajon të qetë, prosperues dhe demokratik", shtoi Zaev.

Image

Pasi vendi e mori ftesën Qeveria në 15-të qytete në vend të shtunën organizon manifestime të mëdha qytetarë.

Sipas parashikimeve të Dimitrovit, Maqedonia nga mesi i vitit të ardhshëm mundet edhe formalisht të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, përderisa të gjitha proceset e tjera zhvillohen si duhet.

"Por, ai gjithashtu është i lidhur me plotësimin e obligimeve tona nga Marrëveshja me Greqinë. Vijon referendumi dhe procesi i ndryshimit të Kushtetutës. Dhe pasi të finalizohet kjo, do të mund t'i nënshkruajmë protokollet për inkuadrim,  të cilat pastaj do të ratifikohen në Parlamentin në Athinë dhe në vendet tjera anëtare. Nëse punët shkojnë mirë, në pyetje janë muaj. Ndoshta nga mesi i vitit të ardhshëm do të jemi formalisht vendi i 30-të anëtar i NATO-s", porositi shefi i diplomacisë.

Në lidhje me  pritjet e tij nga referendumi, theksoi se konsideron se qytetarët do ta përkrahin marrëveshjen, sepse, siç tha me të është mbuluar  pjesa  më e ndjeshme, identiteti dhe gjuha.

Në pyetje, sipas Dimitrov, është jehona, thotë, për shkak të asaj që Lista zgjedhore nuk është azhurnuar.

"Formalisht kemi 1,8 milionë votues, por me siguri kemi më pak qytetarë të cilët për momentin jetojnë në vend", shtoi ai.

Referendumi do të jetë sfidë e madhe, thekson Dimitrov dhe shton se në masë të madhe do të varet nga opozita dhe mënyra  në të cilën ajo do të veprojë.

"Nëse e njohin mundësinë historike dhe momentin historik, nëse të gjithë më shumë mendojmë për vendin, e më pak për ardhmërinë politike, atëherë ky do të jetë referendum tejet i suksesshëm. Ditëve të ardhshme do të duhet të sjellim vendime, se si ta bëjmë këtë. Investimi është shumë i madh dhe konsideroj se nuk ka detyrë më të madhe patriotike për çdo qeveri në Maqedoni, nga krijimi i një mundësie të këtillë", theksoi shefi i diplomacisë.

Image

Koordinatori kombëtar për përgatitjen e Maqedonisë për hyrje në NATO, Stevo Pendarovski nga selia e NATO-s në Bruksel tha se marrim ftesë për t’i filluar negociatat inkuadruese.

Sipas tij, ajo që është specifike për Maqedoninë dhe që është detyrë e jonë konkrete vendore që ta implementojmë deri në fund marrëveshjen me Greqinë, marrëveshjen e Prespës, dhe NATO-ja do të na vlerësojë nëpër këtë prizëm.

"Do të thotë,  nuk do të jetë mjaftueshëm vetëm këto kushte juridike teknike ushtarake, por edhe politike dhe legale t'i plotësojmë në katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm nga ky rast, por do të nevojitet ta përfundojmë edhe procedurën për ratifikimin për referendum lidhur me marrëveshjen dhe kuptohet ndryshimet kushtetuese", tha Pendarovski.

Sipas vlerësimit të tij, diku nga mesi i janarit të vitit 2019 do të duhej, siç thotë, nëse gjithçka do të ketë sukses t'i përfundojmë edhe këto negociata që i imponon në mënyrë rutinore për secilin vend aspirant edhe kjo e jona që është obligimi specifik nga marrëveshja me Greqinë dhe pastaj hyhet në një procedurë e cila quhet ratifikim në të gjitha parlamentet e vendeve anëtare dhe kjo mund të zgjasë përafërsisht deri në një vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat