Më shumë shi në Prilep gjatë 24 orëve të kaluara

Maqedonia

Më shumë shi në Prilep gjatë 24 orëve të kaluara

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 12:01
Ilustrim

Më shumë shi gjatë 24 orëve të kaluara ka rënë në Prilep, ku sipas matjes të DPHM janë regjistruar në 13 litra në metër katrorë.

Reshje ka pasur edhe në Gjurishtë - katër litra, pesë në Topollçan, Krushevë dhe Pozharan, katër litra në Shkup, katër litra në Shkup-Zajçev Rid dhe Hanet e Mavrovës dhe nga dy litra në metër katrorë në Shkup-Petrovec, Demir Kapi dhe Llazaropole.

Nga DPHM informojnë se moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, vetëm në zonat malore veriore do të ketë kushte për paqëndrueshmëri afatshkurtër.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Gjatë natës do të ketë rritje të vranësirave.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 29 e deri në 35 gradë, ndërsa indeksi UV nëntë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat