LSDM: Qytetarët thanë JO për amnistinë e VMRO-DPMNE-së, ndërsa PO për NATO-n dhe BE-në

Maqedonia

LSDM: Qytetarët thanë JO për amnistinë e VMRO-DPMNE-së, ndërsa PO për NATO-n dhe BE-në

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 12:16
Selia e LSDM

Partia më e madhe në pushtet, LSDM përmes një kumunikate me shkrim thonë se për VMRO-DPMNE-në nuk janë me rëndësi interesat e qytetarëve dhe as ardhmëria e shtetit, por qëllimi i tyre është mbrojtja e kriminalitetit që e kanë kryer kryesia e partisë, transmeton Zhurnal. 

"VMRO-DPMNE në dëshpërim mbush autobusat me qytetarë dhe i detyron që të mbrojnë kriminalitetin. Janë të kota përpjekjet e VMRO-DPMNE-së që përmes kushtëzimit për amnisti të pengon ardhmërinë maqedonase. Maqedonia po shkon përpara. Qytetarët fuqishëm janë përcaktuar për hyrje në BE dhe NATO dhe për këtë shkak ato denjësisht festuan suksesin historik -  ftesën për antarësim në NATO dhe datën për fillimin e negociatave me BE-në", thonë nga LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat