Qeveria propozon ndryshime në Kodin Zgjedhor, OBRM-PDUKM-ja nuk pajtohet

Maqedonia

Qeveria propozon ndryshime në Kodin Zgjedhor, OBRM-PDUKM-ja nuk pajtohet

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 14:24
Ilustrim

Qeveria ka dërguar deri tek Kuvendi ndryshime në Ligjin zgjedhor me qëllim që të zhbllokohet zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ndryshimet duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar, ndërsa qëllimi, sipas informacioneve të para, është që anëtaret e KSHZ-së në vend që me dy të tretat e shumicës, të zgjidhen me 61 vota.

Ende nuk ka informacion se a do të qëndroj modeli i njëjtë i KSHZ-së, me të cilin janë pajtuar LSDM me opozitën, ndërsa sipas të cilës OBRM-PDUKM duhet të propozojë kryetarin dhe një anëtar të komisionit.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk janë pajtuar me këto ndryshime. Sipas Nova TV, ata kanë reaguar ashpër për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor.

“Asnjëherë nuk është ndryshuar Kodi Zgjedhor pa konsultime me opozitën. Qeveria sapo e përcolli eurokomesarin Johannes Hahn, dorëzoi në Kuvend këto ndryshime ligjore “evropiane” dhe “demokratike”, tha nga foltorja e Kuvendit, deputeti i OBRM-PDUKM-së Dragan Danev. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat