Rrokulliset automjet zjarrfikës në Maxhari, tre të lënduar

Maqedonia

Rrokulliset automjet zjarrfikës në Maxhari, tre të lënduar

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 13:42
Foto e aksidentit

Tre zjarrfikës nga Njësiti territorial zjarrfikës në Qytetin e Shkupit janë lënduar pasi automjeti i tyre është rrokullisur në lagjen Maxhari të Shkupit, tek Trianglla.

“Zjarrfikësat urgjentisht janë transferuar në Qendrën urgjente, janë kontaktibil dhe bëhen analiza detajore”, ka thënë për MIA komandanti i Njësitit të zjarrfiksave në Qytetin e Shkupit, Zvonko Tomeski.

Ekipi është dashur të intervenojë në zjarrin e një shtëpie në fshatin Haraçinë. Atje është dërguar ekip tjetër. Nga flakët është përfshirë shtëpi në Haraçinë prej 200 metra katrorë, kulmi dhe njëri kat.

Automjeti i zjarrfiksave është rrokullisur nga arsye deri tani të panjohura. Në vijim është hetimi në vendin e fatkeqësisë, ndërsa pason edhe vlerësimi i dëmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat