Mickoski lëshoi takimin e liderëve - Bota Sot
Mickoski lëshoi takimin e liderëve

Maqedonia

E martë, 16 tetor 2018

Mickoski lëshoi takimin e liderëve

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 20:48
Mickoski

Mickoski pas takimit të Klubit të Deputetëve që e thirri Kryeministri Zoran Zaev tha se ne si OBRM-PDUKM- shprehim revoltën tonë me ndryshimet e Qeverisë ndaj Ligjit për Kodin Zgjedhor, që anëtarët të zgjidhen me shumicën e 2/3 dhe jo me 61 deputetë siç u ndryshua, ai shton se i kanë shprehu arsyet për të cilën e largohemi nga ky takim i partive politika parlamentare që ishin të thirrura, ju kërkoj falje për të gjitha partitë politika që nuk ishin pjesë e takimit, nuk ishim në mundësi të bëjmë diçka dhe protestojmë edhe në emër të tyre.

Mickoski bën thirrje drejt Kryeministrit Zoran Zaev, që në afat sa më të shkurtë, nesër dhe jo më vonë se dita e hënë të organizojë takim liderësh që nuk do ta kalonte numrin më shumë se katër persona, siç ka qenë praktika deri më tani, respektivisht partia më e madhe e kampit maqedonas që e përbën qeverinë dhe partia më e madhe e shqiptarëve që është partner koalicioni në Qeveri, partinë më të madhe nga kampi maqedonas që në këtë rast është OBRM-PDUKM-ja si dhe partia më e madhe opozitare nga kampi shqiptar, të ulemi dhe të bisedojmë hapur nga fillimi të të gjitha atyre çështje të hapura të cilat i prijnë drejt formimit të të KSHZ-së, dhe më pastaj të diskutojmë për KSHZ-në.

Ai shpreson se do të ketë arsye dhe urtësi në Qeveri dhe në afat sa më të shkurt Qeveria të organizojë takim të këtillë ku do të mund të bisedojmë për mënyrën se do të formohet KSHZ-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test