Takimi i liderëve vazhdon pa Mickoskin

Maqedonia

Takimi i liderëve vazhdon pa Mickoskin

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 21:31
Takimi i liderëve

Në Klubin e Deputetëve deri tash askush nga pjesëmarrësit e takimit të liderëve nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, edhe pse kishte një pauzë të shkurtër, kurse një ora pas takimin, Kryetari i OBRM-PDUKM-së e lëshoi takimin.

Në takimin e liderëve momentalisht është Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev me Radmila Sheqerinskën, Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani nga BDI0ja, Ziadin Sela dhe Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, Menduh Thaçi dhe Imer Aliu nga PDSH-ja, Afrim Gashi në njërën anë dhe Bilall Kasami dhe Fadil Zendeli nga BESA, Goran Milevski dhe Duge Kukoski nga partia lberale, Liljana Popovska dhe Maja Moraçanin nga Rilindja Demokratike e Maqedonisë, Lupço Dimovski dhe Vladanka Aviroviq nga partia socialiste, si dhe Tito Petkovski dhe Goran Misovski nga Partia social-demokrate e re.

Micskoski e lëshoi takimin me arsyetimin se nuk ka qenë i qartë koncepti se pse nuk janë thirrur përfaqësues të të gjitha partive politike. Ai, siç tha, i bëri thirrje Kryeministrit Zoran Zaev që më së voni deri të hënën të organizojë takim liderësh në formën e mëparshme që është mbajtur, me liderët e partive më të mëdha politike, LSDM, OBRM-PDUKM, BDI dhe një parti opozitare e shqiptarëve.

Në takim po bisedohet për përgatitjet e Maqedonisë për Referendum pas nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat