Vazhdon seanca në Kuvendin e Maqedonisë ku duhet të bëhen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Maqedonia

Vazhdon seanca në Kuvendin e Maqedonisë ku duhet të bëhen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 08:16
Kuvendi i Maqedonisë

Sot, Kuvendi do të vazhdojë seancën e 53-të, në të cilën ka disa ligje në rendin e ditës, por dhe një propozim deklaratë për mbështetjen e procesit për anëtarësimin në Republikën e Maqedonisë në NATO dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pas një procedure të shkurtuar.

Në agjendën e kësaj seance, e cila u ndërpre dje për shkak të takimi të liderëve në klubin e deputetëve, ka edhe propozimin për shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurën administrative dhe procedurën e marrëdhënieve të punës në shkallën e dytë, llogaria përfundimtare të buxhetit për vitin 2017, plotësimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit në transportin rrugor, në leximin e dytë.

Me propozimin e shumicës qeverisëse në agjendën e rendit të ditës janë ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit, në leximin e dytë, por edhe propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për deputetët, në leximin e dytë, raportet dhe ligjet e tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat