Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, mbrëmë paralajmëroi për një takim të ri liderësh sot pasdite, në përbërje më të vogël.
Kjo erdhi pasi në takimin e djeshëm të liderëve të të gjitha partive politike në vend, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski tha se nuk është dakord me një format kaq të gjerë të takimit të liderëve.
“Të gjithë ne që ishim në takimin e liderëve jemi për referendum të suksesshëm, ndërsa sjellja e Mickovskit e demonstruar në emër të VMRO-DPMNE-së është jo serioze, të papërgjegjshëm dhe ofendues ndaj të gjithë subjekteve politike dhe qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Zoran Zaev.
Zaev mbrëmë bëri të ditur edhe pyetjen e referendumit: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë”.