Kërkohet zgjidhje institucionale për ushqimet që hidhen në Maqedoni

Maqedonia

Kërkohet zgjidhje institucionale për ushqimet që hidhen në Maqedoni

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 08:46
Ilustrim

Ushqimi i cili vlerësohet si tepricë duhet të përfundojë te familjet të cilat nuk mund t’ia lejojnë vetes atë. Kushtetuta e garanton të drejtën që t’u ndihmohet qytetarëve të cilët janë të rrezikuar. Sipas të dhënave, 450.000 mijë qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë, ndërsa njëkohësisht hidhen rreth 10.000 tonë ushqim në nivel vjetor në vlerë prej 12 milionë eurosh. Është e nevojshme që të ndërmarrim aktivitete për zvogëlimin e numrit të të varfërve, për ngritjen e vetëdijes për shfaqjen e solidaritetit, me qëllim që ata të marrin shujtë.

Këtë e theksuan pjesëmarrësit e debatit publik në temën “Ushqimi si e drejtë themelore njerëzore”, që e organizoi Komisioni i përhershëm mbikëqyrës parlamentar.

Kryetari i Komisionit mbikëqyrës parlamentar për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit, Fadil Zendeli tha se ushqimi është e drejtë njerëzore dhe kujdesi për kategorinë e qytetarëve të cilët kanë nevojë për ushqim është detyrim i institucioneve shtetërore.

Zv.ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar tha se është e nevojshme që të ndërmerren aktivitete konkrete në nivel kombëtar dhe lokal për zvogëlimin e numrit të të varfërve dhe të uriturve, ngritjen e vetëdijes që ta tregojnë solidaritetin e tyre dhe sa më shumë persona të marrin shujtë, të shoqërohen shtetet, organizatat qytetare dhe sektori privat që të japë kontribut në zvogëlimin e numrit të personave të uritur.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Nefrus Çeliku theksoi se donacioni i ushqimit ka ndikim të madh në implikimet sociale dhe ekonomike në luftën kundër urisë dhe varfërisë.

Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski tha se në kuadër të iniciativës së tyre “Shujtë për të gjithë” dolën në thirrje publike dhe i ka ftuar të gjitha kompanitë private, organizatat joqeveritare … të ofrojnë zgjidhje inovative e cila do të financohet nga ana e Fondit për bashkëpunim me MPPS, do të zbatohet në praktikë dhe do të jetë sistematike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat