Prokuroria Speciale e kënaqur me dënimin ndaj Sead Koçan - Bota Sot
Prokuroria Speciale e kënaqur me dënimin ndaj Sead Koçan

Maqedonia

E enjte, 18 tetor 2018

Prokuroria Speciale e kënaqur me dënimin ndaj Sead Koçan

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 15:24
Foto nga Gjykimi

Prokurori Gavril Bubevski, nga PSP pas shpalljes së aktgjykimit për lëndën “Trust” tha se është i kënaqur nga vendimi, ndërsa do të presin për të parë arsyet e vendimit dhe ankesën eventuale.

Në pyetjet e gazetarëve se pse nuk kanë kërkuar paraburgim për Sead Koçan deri në hyrjen në fuqi të aktgjykimit, pasi dënimi është mbi pesë vite burg, Bubevski tha se kjo nuk është obligim dhe Sead Koçan gjithashtu ka dhënë garancë që nuk do të ikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me të akuzuarin e dytë situata është më specifike, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë dhe gjykata i ka dhënë dënim më të vogël se minimumi”, tha Bubevski.

Ai përgëzoi gjykatën për siç tha parimin e konfiskimit të pronës, gjegjësisht konfiskimin e gjithë shumës nga tenderi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test