Roth vjen në Shkup, një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë - Bota Sot
Roth vjen në Shkup, një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë

Maqedonia

E shtunë, 20 tetor 2018

Roth vjen në Shkup, një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 19:21
Michael Roth

Ministri i shtetit gjerman për Evropë, Michael Roth arrin në Shkup të hënën për takime me përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës.

Siç njoftojnë nga Ministria për Punë të Jashtme e Gjermanisë, tema qendrore e takimeve do të jetë marrëveshja me Greqinë.

Janë njoftuar se Roth do ketë takime me Kryeministrin dhe zv. kryeministrin, Zoran Zaev dhe Bujar Osmani, Ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe liderin të opozitës, Hristijan Mickoski.

Ministria e Jashtme gjermane ka deklaruar se vizita e Roth në Shkup vjen një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe theksoi se zbatimi i kësaj marrëveshje do të jetë një temë qendrore në mbledhje, përveç bisedimet në zbatimin e reformave të nevojshme vend. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test