20 milionë denarë për sektorin bujqësor në Maqedoni - Bota Sot
20 milionë denarë për sektorin bujqësor në Maqedoni

Maqedonia

E enjte, 18 tetor 2018

20 milionë denarë për sektorin bujqësor në Maqedoni

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 12:59
Ilustrim

Nga sot deri në 21 gusht, bujqit do të mund të aplikojnë për marrjen e përkrahjes financiare nga Programi për zhvillim rural përmes masës 121.4 “Furnizim të sistemit për ujitjen pike pas pike, konstruktim të bunarëve dhe mbulesave tjera të ujërave sipërfaqësore”.

Me këtë masë, siç informojnë nga Agjencia për Përkrahje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në dispozicion janë 20 milionë denarë, kurse me këto mjete bujqit do të mund të furnizojnë sistem për ujitjen, të konstruktojnë bunarët dhe mbulesa tjera të ujërave sipërfaqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare të bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nikollçe Babovski, thotë se për këto masa mund të aplikojnë të gjithë bujqit të cilët janë të regjistruar në regjistrin e fermave bujqësore.

“Kërkimi për fitimin e mjeteve financiare dërgohen në mënyrë elektronike në e-baranje.ipardpa.gov.mk. Shuma maksimale mund të që mund të merret nga një fermë bujqësore është 1.800.000 denarë për bujqit që do të aplikojnë për sistem për ujitje, derisa për investime në bunarë shuma maksimale do të jetë 364.000″, thotë Babovski.

Me mjetet e fituara do të mund të furnizohet edhe mjete kompjuterike për funksionim, dhe kontroll të sistemit të ujitjes dhe softuer, shërbime nga persona të tretë për mbikëqyrje dhe vendosjen e punëve elektronike dhe instalimin e softuerit, si dhe shërbime nga persona të tretë për përpunimin e studimeve, elaborateve, planit dhe dokumentimin teknik.

Përkrahja financiare do të paguhet në principin e ko-financimit, për investime të kryera dhe të paguara nga ana e shfrytëzuesit, kurse në lartësi prej 50% deri 70 nga vlera e harxhimeve të miratuara për investime.

Sipas rregullave të Programit, aplikuesit përveç kërkesës që duhet të nënshkruhet, bashkërisht me të dhënat e lokacionit të investimit, do të duhet tregojnë shumën, pro faturë për investimin e propozuar dhe plan.

Aplikuesit nuk mund të fillojnë me realizimin e investimin para nënshkrimit të marrëveshjes për ko-financim me Agjencinë, kurse kërkesat që nuk do të dërgohen ne mënyrë elektronike nuk do të shqyrtohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test