Tejkalohet pika për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për shkak të takimit të liderëve

Maqedonia

Tejkalohet pika për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për shkak të takimit të liderëve

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 12:31
Kuvendi i Maqedonisë

Pika e rendit të ditës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor është tejkaluar për shkak të takimit të liderëve. Deputetët njëzëri me 77 vota pranuan që të kalohet në pikën tjetër të agjendës.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, tha se nëse ka marrëveshje konsesuale nga takimi i liderëve, por edhe nëse nuk ka, do të nisë debatin për Kodin Zgjedhor.

Më herët ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratuan në Komisionin për Çështje Evropiane dhe Komisionin Ligjvënës-Juridik.

Edhe përkunëdr 401 amendamenteve të dorëzuar nga OBRM-PDUKM, asnjëri prej tyre nuk u pranuan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat