Analistët komentojnë takimin e liderëve në Maqedoni

Maqedonia

Analistët komentojnë takimin e liderëve në Maqedoni

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 22:03
Pamje nga një takim i mëhershëm i liderëve në Maqedoni

Opozita me politikën e saj etnonacionaliste tenton që të poentojë politikisht dhe partiakisht sa i përket çështjes së emrit duke u vënë si një mbrojtëse e interesave kombëtare maqedonase. Kështu vlerëson analisti politik Sefer Tahiri duke komentuar takimin e sotëm në mes të liderëve politik. Tahiri thotë se OBRM-PDUKM po vazhdon traditën që e ka filluar që nga viti 1993 ku duke u mbështetur në etnonacionalizëm, u shmanget përgjegjësive politike.

“Një lloj makiavelizmi politik nga ana e opozitës, e cila nga pozicionet e saj opozitare arriti që ta bind në njëfarë mënyre dhe t’i imponoj pushtetit mendimin dhe vlerësimin kritik rreth autoriteteve zgjedhore dhe shtetërore të cilat janë të ndërlidhura me procesin zgjedhor. Në anën tjetër, vlerësoj që opozita në mënyrë të heshtur po tërhiqet nga çështjet e nxehta siç është referendumi, sepse nëse marrim parasysh historinë e Maqedonisë në vitin 93 kur Maqedonia është pranuar në Kombet e Bashkuara, OBRM-PDUKM edhe atëherë ka qenë opozitë dhe vazhdon kjo rrahë gjoksje etnonacionalistë patriotike por duke ju shmangur përgjegjësisë politike”, tha Sefer Tahiri, analist politik

Ndërkaq, analisti politik Risto Nikovski thotë takimet e liderëve i vlerësoi si jokushtetuese, megjithatë vlerëson se të njëjtat është dëshmuar se në Maqedoni japin rezultat. Sipas tij është pozitive që liderët janë ulur në një tavolinë bisedimesh pasi sipas tij vendi ndodhet në një situatë të vështirë dhe çdo tentim për dalje nga kjo situatë është pozitive.

“Takimet e liderëve janë jokushtetuese, ato janë jashtë sistemit dhe i injorojnë institucionet, shtetin, megjithatë shihet qartë se ajo tek ne funksionon, unë nuk e di nëse në cilindo vend tjetër nëse ka diçka të ngjashme. Mirë është kur vëmë re se janë ulur të merren vesh për diçka sepse shteti është në krizë, ndodhemi në një situatë shumë të vështirë dhe çdo tentim për dalje nga kjo situatë është pozitive. Mendoj se forumi i dhënë, gjegjësisht mënyra se si bëhen ato takime është absolutisht i pa pranueshëm, megjithatë në kushtet e dhëna, sigurisht është ndonjë zgjidhje”, tha Risto Nikovski

Deklaratat e njohësve të rrethanave politike i referohen takimit të sotëm të liderëve politik, ku shumica parlamentare i pranoi kushtet që i kërkonte opozita për të mbështetur referendumin, megjithatë opozita nuk u pajtua me kërkesat e shumicës parlamentare që lidhen direkt me referendumin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat