Në Prilep janë dorëzuar 200 kërkesa për dëmshpërblim nga moti i keq

Maqedonia

Në Prilep janë dorëzuar 200 kërkesa për dëmshpërblim nga moti i keq

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 16:40
Në Prilep janë dorëzuar 200 kërkesa për dëmshpërblim nga moti i keq

Për një ditë janë ngritur 200 kërkesa për dëmshpërblimin e bujqve nga fshatrat Malo dhe Konjara e Madhe nga Prilepi, si dhe fshatrat Varosh për dëmet nga moti i keq që kaploi pardje vendin.

Komisioni për vlerësimin sot ka dalur në teren dhe e vëzhgon ngjarjen.

“Presim vazhdimisht që të na arrijnë kërkesa për dëmshpërblim të bujqve nga rajonet e goditura në Prilep. Për një ditë janë ngritur 200 kërkesa. Në 90 për qind të rasteve bëhet fjalë për 100 për qind të dëmeve të hapësirave të duhanit”, thotë kryetari i komisionit të komunës, Zharko Severovski.

Prilepi kërkon që të shpallet fatkeqësi natyrore sepse 100 për qind është shkatërruar të mbjellurat, e duhanit, specave dhe pjesë të kulturave bujqësore më se 600 hektarë.

Nga moti keq janë goditur rreth 1.000 familje bujqësore në rajonin e fshatrave Malo dhe Konjarë e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat