Këshilltari i Kryeministrit Zaev, njëherit kryetar i Këshillit Euroatlantik në Maqedoni, Ismet Ramadani në emisionin debativ në Tv Alfa ka deklaruar se shqiptarët do të jenë shuë korrekt në gjithë këtë proces, gjegjësisht rreth përgatitjeve të referendumit.
"Shqiptarët do të jenë korrekt në gjithë këtë proces, por nëse nuk ka sukses kjo marrëveshje dhe nëse i humbim mundësitë për NATO dhe BE, atëher nuk garantoj se shqiptarët do të sillen në mënyrë korrekte edhe në të ardhmen. Nëse nuk arrimë të hymë në NATO dhe BE, mund të ndodh një udhëkryq, diçka tjetër që nuk ka të bëj me proceset demokratike, proceset euroatlantike", ka deklaruar Ramadani në emisionin "Otvoreno" në Tv Alfa.