Zaev njofton ambasadoren e re britanike për ngjarjet aktuale politike

Maqedonia

Zaev njofton ambasadoren e re britanike për ngjarjet aktuale politike

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 19:12
Zoran Zaev dhe Rachel Galloway

Kryeministri Zoran Zaev sot priti ambasadoren e re të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Rachel Galloway, duke e mirëpritur dhe shprehur besimin se ajo do të vazhdojë me sukses aktivitetet për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në mes dy vendeve, thonë nga konferenca e shtypit të qeverisë.

Kryeministri Zaev u takua me ambasadoren Galloway në momentin aktual politik në vend ku me theks të veçantë është krijimi i kushteve më të mira për mbajtjen e referendumit mbi marrëveshjen me Greqinë si hapin tjetër drejt anëtarësimit të vendit tonë në BE dhe NATO.

“Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Rachel Galloway, shprehu kënaqësinë e madhe që në periudhën e ardhshme do të jepet mundësia të jetë e pranishme në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme nga zhvillimi i Republikës së Maqedonisë, kur duhet të përfundojnë fazat përfundimtare të anëtarësimit në BE dhe NATO , dhe se mbështetja për realizimin e aspiratave euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë nga vendi i saj”, thuhet në deklaratë.

Zaev siç thuhet në deklaratë, theksoi bashkëpunimin e mirë me Mbretërinë e Bashkuar në shumë fusha, veçanërisht në atë ekonomike, si dhe ndihmën që ky vend i kushton zhvillimit të kapaciteteve të institucioneve, me theks të veçantë ngritjen e performancës së Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat