Milloshoski: Pyetja e referendumit, nuk meriton përgjigje

Maqedonia

Milloshoski: Pyetja e referendumit, nuk meriton përgjigje

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 10:27
Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, përmes një postimi në Facebook thotë se pyetja e referendumit është në kundërshtim me Ligjin për referendum.

Ai thotë se pyetja e tillë e cila është në kundërshtim me ligjin nuk meriton përgjigje dhe thekson se ai do ta bojkotojë referendumin.

“Pyetja e referendumit është në kundërshtim me ligjin (i detyrueshëm, në vend të konsultues), në kundërshtim me ligjin (një kuptimshe, në vend të trekuptimshe dhe manipuluese) dhe në kundërshtim me Kushtetutën e konfirmuar nga populli 1991 dhe Bandeteri (BE) 1992. Nuk meriton përgjigje”, ka shkruar Milloshoski.

Për dallim nga ai, nga partia e tij akoma nuk kanë qëndrim nëse do të bëjnë thirrje që qytetarët të dalin në referendum, ose do ta bojkotojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat