Qeveria do të debatojë për borxhin për modernizimin dhe ndërtimin e Qendrës klinike dhe spitalit në Shtip

Maqedonia

Qeveria do të debatojë për borxhin për modernizimin dhe ndërtimin e Qendrës klinike dhe spitalit në Shtip

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 14:46
Foto

Qeveria sot do ta mbajë seancën e 82-të në të cilën do t’i shqyrtojë informacionet për arritjen e Marrëveshjes për ndarjen e ndihmës financiare sipas Ligjit për mbështetje financiare të investimeve me më shumë kompani në Republikën e Maqedonisë.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, ministrat në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot do ta shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka për zhvillim pranë Këshillit të Evropës pas Marrëveshjes kornizë për huamarrje për financim të Projektit për ndërtim dhe modernizim të qendrës klinike Nëna Terezë në Shkup dhe spitalin klinik rajonal në Shtip.

Në propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme në seancën e sotme do të vendoset në rend dite Informacioni për gjendjet aktuale dhe politikave më të rëndësishme të BE-së në vitin 2017, të Ministrisë së Drejtësisë është propozues i Informacionit për realizimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe EURODREJTËSIA (EUROJUST).

Në seancën e sotme të Qeverisë do të shqyrtohet edhe Informacioni për Planin e rishqyrtuar operativ për programe aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2018, me Plan të rishqyrtuar operativ, si dhe Informacioni për Planin aksional për formalizimin e ekonomisë joformale në Republikën e Maqedonisë 2018-2020,Propozim-vendim dhe Propozim-zgjidhje.

Qeveria sot do ta shqyrtojë edhe Informacionin me Raport për përparimin e zbatimit të Projektit – Portal rajonal i regjistrave tregtar të Evropës Juglindore.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për seancën e sotme e propozon pikën Informacion për përparimin dhe zbatimin e Programit për reforma të njësive të vetëqeverisjes lokale në lëminë e mjedisit jetësor.

Në këtë seancë të 82-të të Qeverisë janë paraparë edhe më shumë pika tjera në interes të qytetarëve dhe të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat