Janë miratuar më shume se 100 marrëveshje për përkrahje financiare të investimeve në Maqedoni

Maqedonia

Janë miratuar më shume se 100 marrëveshje për përkrahje financiare të investimeve në Maqedoni

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 19:27
Qeveria e Republikës së Maqedonisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 82 të sotshme i rishqyrtoi informacionet për arritjen e marrëveshjes për dhënien e ndihmës financiare sipas Ligjit për përkrahje financiere të investimeve për më shumë se 100 kompani në Republikën e Maqedonisë, ku për herë të parë për këtë përkrahje financiare kanë mundur të aplikojnë edhe kompanitë e brendshme.

“Me marrëveshjet për dhënien e ndihmës financiere që janë miratuar në seancën e sotme në Qeveri përfundohet faza e parë, ku do të vijojnë fazat tjera ku kompanitë do të duhet të vërtetojnë realizimin e investimeve, dhe më pastaj do të bëhet pagesa e mjeteve të miratuara deri në fund të këtij viti”, thonë nga shërbimin për shtyp i Qeverisë.

Si vendim shtesë, Qeveria solli përfundimin se kompanitë që kanë marrë të drejtën për përkrahje financiare, duhet ta nënshkruajnë deklaratën për konfliktin e interesave si pjesë e dokumentacionit të përfshirë në marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat