Pjesëtarët e Armatës së SHBA-së qëndrojnë për trajnim në “Krivollak”

Maqedonia

Pjesëtarët e Armatës së SHBA-së qëndrojnë për trajnim në “Krivollak”

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 12:43
Krivolak

Nga sot deri më 20 gusht poligoni amerikan “Krivolak” do të mbajë aktivitete trajnuese të pjesëtarëve të forcave të armatosura të SHBA-së të cilët në ditët në vazhdim në praninë nga ana e Armatës së Republikës së Maqedonisë do të shfaqin pamje të qitjeve.

Nga Ministria për mbrojtje deklarojnë se në pesë ditët e para, pjesëtarët forcave të armatosura të SHBA-së me dy helikopter të tipit “Black Hok” të cilët kanë arritur sot dhe do të shfaqin dhe gjuajtje me armë ajrore dhe të njëjtit do të largohen pas qitjes.

Në periudhën e ardhshme forcat e armatosura të SHBA-së do të realizojnë qitje me armë këmbësorie të kalibrit të vogël, armë kundër-tanku dhe armë tjetër këmbësorë.

Më herët, Krivolak është certifikuar nga ana e Komandës së 7-të për trajnim të forcave të SHBA-së për mundësinë e shfrytëzimit të poligonit edhe nga ana e njësive ajrore të SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat