Ohër, gara tradicionale në not me rastin e festës së Ilindenit

Maqedonia

Ohër, gara tradicionale në not me rastin e festës së Ilindenit

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 10:51
Ilustrim

Në ujërat e Liqenit të Ohrit në shtegun prej Goricas deri në Ohër, sot do të mbahet maratona e 39-të në not me rastin e festës së Ilindenit, që organizohet nga klubi “Valët e Ohrit 2008”.

Rreth pesëdhjetë notues nga vendi dhe jashtë, shtegun e gjatë 2.5 kilometra do ta kalojnë në kategori: notuesit deri 16 vjeç dhe ata që janë mbi 16 vjeç.

Fillimi i garës është paraparë rreth orës 10:30 dhe 11:00 për të dy kategoritë, nga plazhi para ish-hotelit “Park”.

Arritja e notuesve të parë pritet pas orës 11:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat