Talat Xhaferi kërkon mbështetje nga qytetarët për referendumin

Maqedonia

Talat Xhaferi kërkon mbështetje nga qytetarët për referendumin

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 13:52
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, sot në shënimin e Ditës së Republikës, tha se Maqedonia ndodhet para një vendimi i cili është përcaktues për të ardhmen.

Ai kërkoi mbështetje nga gjithë qytetarët për referendumin e 30 shtatorit për marrëveshjen me Greqinë.

“Republika e Maqedonisë, dhe të gjithë ne si qytetarë, jemi pranë një vendimin i cili është përcaktues për të ardhmen, nëse do të vazhdojmë drejt integrimit ose do të ngecim në rrethin e verbër ballkanik i cili nuk na çon askund”, porositi Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, para monumentit të Metodi Andonov Cento në Shkup.

Xhaferi gjithashtu tha se Qeveria ktuale dhe shumica parlamentare kanë treguar se janë të gatshëm të marrin përgjegjësi.

“Nga këtu i bëj thirrje opozitës që të marrë pjesë në përgjegjësinë që i përket për të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve. Sot derisa shënojmë Ilindenin do të doja të apeloja deri tek të gjithë qytetarët, të gjithë liderët e partive politike dhe kolegët e mi deputetë që të jenë me të vërtetë të përgjegjshëm dhe vizoner dhe me fuqinë e votës së tyre ta mbështesin plotësimin e marrëveshjes që do të përmbushë qëllimin strategjik drejt BE-së dhe NATO-s”, tha mes tjerash Xhaferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat