Kabineti i Ivanovit: Kryetari asnjëherë nuk ka përkrahur incidente dhe gjuhë të urrejtjes

Maqedonia

Kabineti i Ivanovit: Kryetari asnjëherë nuk ka përkrahur incidente dhe gjuhë të urrejtjes

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 22:42
Gjorgje Ivanov

Nga Kabineti i Kryetarit Gjorgje Ivanov sonte kumtuan se ju vjen keq për incidentin në Krushevë, por se ky incident nuk ka qenë i nxitur nga mesazhet në fjalimin e Kryetarit.

“Kryetari i Republikës së Maqedonisë asnjëherë nuk ka përkrahur incidente dhe gjuhë të urrejtjes. Na vjen keq që sot delegacioni i Qeverisë ishte brohoritur në shënimin e festës së Ilindenit në “Meçkin Kamen” në Krushevë, por konsiderojmë se kjo nuk është në asnjë mënyrë e nxitur nga mesazhet e drejtuara nga Kryetari Ivanov”, shkruhet në reagimin e Kabinetit të Ivanovit.

Nga Kabineti i thonë Qeverisë që të pyetet se pse populli maqedonas në këtë mënyrë reagon ndaj përfaqësuesve të Qeverisë dhe, siç thuhet në kumtesë, të marrë përgjegjësi përse populli është i ndarë dhe shpërndan gjuhë të urrejtjes ndaj institucioneve shtetërore dhe për njerëzit që mendojnë ndryshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat