Gjendja e rrugëve në Maqedoni, normalizohet komunikacioni në rrugën Zhelinë-Jegunovcë

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoni, normalizohet komunikacioni në rrugën Zhelinë-Jegunovcë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 08:50
Ilustrim

Komunikacioni në rrugën lokale Zhelinë-Jegunovcë tek fshati Siriçino, që për shkak të një aksidenti ishte në ndërprerje, është normalizuar, njoftojnë nga Lidhja Automoto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të thata.

Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë si dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat