Trajkovski: Planifikojmë të rrisim fondet për ndërtimin e banesave

Maqedonia

Trajkovski: Planifikojmë të rrisim fondet për ndërtimin e banesave

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 09:32
Kristijan Trajkovski

“Planifikojmë të rrisim fondet e ndërtimit të banesave të Shoqërisë aksionare për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste (SHAEHBA), selektojmë lokacione për objekte komerciale në të cilat do të punohet me përfshirjen e sektorit privat si partner”, tha në një intervistë për AIM, Kristijan Trajkovski, drejtor i SHAEHBA.

Ai thekson se me partneritet publik privat dhe në bashkëpunim me komunat, planifikojnë të bëjnë hiper produksion.

“Një prej projekteve të planifikuara është për pjesën e cila është e urbanizuar në shtrirje drejt kazermës Ilinden, e cila me vendim të Qeverisë do ta marrin në kuadër të programit tonë vjetor për ndërtim. Atje do të mund të ketë kompleks afarist me njësi banesore. Gjithashtu edhe tek parkingu tek Holidej In me Planin urbanistik të dejatuar (PUD) janë paraparë tre ndërtesa 60-katëshe për të cilat mendoj se janë lokacion ideal për qendër bashkëkohore të biznesit, që i duhet Shkupit”, thekson Trajkovski.

Ai shtoi se përveç largimit të problemeve për ndërtimin e ndërtesës në rrugën “Bukureshka” në komunën e Karposhit, për të cilin ka leje për ndërtim, SHA përgatitet edhe për ndërtimin edhe të tre lokacioneve, dy në komunën e Aerodromit dhe një në bulevardin jugor në Komunën Qendër, në shtrirjen drejt Kisela Vodës.

Ai në intervistë foli edhe për borxhet dhe kreditë e trashëguara në vlerë prej 20 milionë euro, të cilat ishin në shkallë të larta të interesit dhe të cilat kanë arritur t’i ulin.

Drejtori i SHAEHBA paralajmëron se muajin e ardhshëm do të përfundojë dhe lëshohet në përdorim ndërtesa e re administrative e SHAEHBA-së, si dhe ndërtesat sociale në Strumicë dhe Gostivar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat